Chelsea ka vazhduar me fitore në Premierligë, derisa Arsenali është kthyer te fitorja pas barazimit me Manchester United.
Chelsea i Frank Lapmard ka vazhduar me fitore në Premierligë.
“Blutë e Londrës” e mposhtën në udhëtim Southamptonin, me rezultat 1-4.
Në këtë ndeshje shënuar talentët e skuadrës të rikthyer me kërkesë të Lampard, Tammy Abraham në minutën e 17…
Kurse golat tjerë i shënuan mesfushori në super formë, N’Golo Kante, në minutën e 40’…
… dhe sulmuesi që hyri në pjesë të dytë, Michy Batshuayi, në minutën e 84’. Për mysafirët, golin e nderit e realizoi Ings 30’.
Për mysafirët, golin e nderit e realizoi Ings 30’.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 14 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë.
Fitore në xhiron e tetë në Premierligë ka siguruar edhe Arsenali, që e mposhti me shumë vështirësi në shtëpi skuadrën e Bournemouth.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar qendërmbrojtësi i ardhur verën që lamë pas nga Chelsea, David Luiz, në minutën e nëntë të takimit.
Pas kësaj fitore të vështirë, Arsenali ka shkuar në kuotën e 15 pikëve pas tetë xhirove dhe gjendet në pozitën e tretë. /Express/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...