Google ADS

KQZ: Procesi i qetë, votuan rreth 30% e qytetarëve me të drejtë vote

15:50 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se kanë votuar rreth 30% e qytetarëve me të drejtë vote.

“Procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 apo 29.28% nga 1.937.868 me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 497 mijë apo 27.5% e votueseve”, ka thënë ajo.

Daka ka shtuar gjithashtu se incidentet e ndodhura nuk kanë ndikuar në proces.

“Ka pas edhe disa çështje që janë raportuar në dhomën operative por për të cilat janë përkujdesur prokurorët dhe pjesëtarët e Policisë dhe janë incidente që nuk e kanë dëmtuar procesin e votimit”, ka shtuar ajo.

Daka ka shtuar gjithashtu se KQZ nuk e di numrin e saktë të votave nga diaspora.

Konferenca  tretë e KQZ-së do të mbahen në orën 19:30.

Pak minuta më parë konferencë për mbarëvajtjen e procesit të votimit ka mbajtur edhe koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)”.

Përfaqësuesi, Artan Murati ka thënë se fotografimi i votës ka ndodhur në 83 raste.

“Cenimi i fshehtësisë së votës prej orës 09:30 deri 13:00 , fotografimi i votës prej  ka ndodhur në 83 raste, bërja publike e vendvotimit 31 raste dhe qëndrimi i më shumë se një personi brenda kabinës së vendvotimit ka ndodhur në 96 raste”, ka thënë ai./arbresh.info/

Lexo edhe: DnV: Rreth 100 raste të fotografimit të votës

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme