Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison ka thënë se Sadio Mane u rrëzua shumë lehtë për të fituar penalltinë e “e butë” të Liverpoolot.
Livverpooli arriti të marr fitoren e tetë me radhë në Ligën Premier, pasi mposhti me rezultat 2-1 Leicester Cityt.
Megjithatë, kjo fitore erdhi mes shumëve vuajtjeve për Reds, pasi goli i fitores u shënua vetëm në minutat shtesë nga penalltia.
Marc Albrighton pati kontakt me Mane dhe sulmuesin senegalez e hodhi veten në mënyrë dramatike në terren.
James Milner konvertoi goditjen në gol, por golashënuesi i Dhelprave, Maddison mendon se Mane u rrëzua lehtë.
“Ishte penallti shumë e butë. Kontakti nuk garanton rrëzimin e Manes”, ka thënë MAddison.
Vendimi i gjyqtarit Chris Kavanagh nuk u mohua as nga VAR-i dhe Milner shënoi për të ruajtur fillimin e përkryer të sezonit të Liverpoolit.
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë