Vdes një person në një qendër të votimit

15:10 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Një person i moshës 68 vjeçare është gjetur i shtrirë në qendrën e votimit në shkollën “Xhamil Kada” në Pejë, i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës pa shenja jete.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Vdekjen e 68 vjeçarit e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

Sipas Dreshajt, shkaktar i vdekjes së moshuarit ka qenë sulmi kardiak.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme