Google ADS

Ministri i Jashtëm i Austrisë Schallenberg për vizitë në Maqedoninë e Veriut

14:42 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Ministri Federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, nesër (7 tetor 2019) do të realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veiut.

Schallenberg do të mirëpritet nga nikoqiri i tij, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ndërsa në kuadër të vizitës ai do të pritet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryeministri Zoran Zaev dhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Në takime, ata pritet të shkëmbejnë mendime mbi marrëdhëniet e gjithanshme politike, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme