Google ADS

Tailandë, pasi liroi pesë të dyshuar, gjyaktësi qëllon veten në gjoks

14:32 | 6 Tetor 2019
L G

Një gjykatës tajlandez qëlloi veten në gjoks në sallën e gjyqit pasi liroi pesë të dyshuar myslimanë në një vrasje dhe kritikoi sistemin e drejtësisë.

Gjykatësi Kanakorn Pianchana liroi të dyshuarit për mungesë provash. Pas aktgjykimit, ai u betua, nxori një armë dhe qëlloi veten në gjoks.

E gjitha ndodhi të premten dhe gjyqtari mbijetoi dhe u dërgua në spital.

Sipas BBC, ekziston një deklaratë që besohet se është bërë nga një gjykatës, duke sugjeruar se ai u përpoq të bënte vetëvrasje për dyshimin se kishte pasur ndërhyrje në këtë çështje.

I gjithë incidenti u transmetua drejtpërdrejt përmes Facebook, i cili u ndërpre në një moment dhe gjykatësi tha se duheshin prova të qarta dhe të besueshme për të ndëshkuar dikë.

“Nëse nuk jeni i sigurt, mos i ndëshkoni ata. Unë nuk po them që pesë të dyshuarit nuk e kanë kryer krimin, por procesi gjyqësor duhet të jetë transparent dhe i besueshëm “, tha gjyqtari.

Një ditë pas incidentit, njerëzit ishin duke lënë lule jashtë gjykatës në Jala, një nga tre provincat me shumicë myslimane, sipas Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme