Pacolli fton qytetarët të dalin të votojnë

14:09 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Islam Pacolli, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë, dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të sjellë ndryshime në Kosovë.

Gjatë votimit, ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, sikurse shumica e liderëve të partive politike.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë sot të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e Legjislativit dhe Ekzekutivit.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor të vitit 2017, shkruan arbresh.info.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895. Katër 4 qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor të vitit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.

Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës:

  1. Letërnjoftim i vlefshëm;
  2. Pasaportë e vlefshme;
  3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit, dhe
  4. Leje e vozitjes e vlefshme.

Ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme