Sipas të dhënave të KQZ-së më së shumti votues deri në orën 11:00 që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre janë nga komunat veriore.
Në Komunën e Leposaviqit deri më tani kanë votuar 20 për qind e qytetarëve, shkruan arbresh.info.
Në Komunën e Novobërdës deri më tani kanë votuar 16.89 për qind e qytetarëve.
Në Zveçan deri më tani kanë votuar 18.95 për qind e qytetarëve.
16.30 për qind e qytetarëve deri më tani kanë votuar në Graqanicë.
Në Mitrovicën e Veriut deri më tani kanë votuar 16.27 për qind e qytetarëve.
Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë sot të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e Legjislativit dhe Ekzekutivit.
Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor të vitit 2017, shkruan arbresh.info.
Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895. Katër 4 qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor të vitit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.
Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës:
Ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok