Google ADS

KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 177 mijë qytetarë

11:38 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar në rregull.

Deri në orën 11:00 thotë se kanë votuar mbi 177 mijë qytetarë, apo 9.60 për qind.

“Çdo gjë është duke u zhvilluar në rregull në të gjithë territorin e Kosovës”, është shprehur Daka, shkruan arbresh.info.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë sot të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e Legjislativit dhe Ekzekutivit.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor të vitit 2017, shkruan arbresh.info.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895. Katër 4 qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor të vitit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.

Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës:

  1. Letërnjoftim i vlefshëm;
  2. Pasaportë e vlefshme;
  3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit, dhe
  4. Leje e vozitjes e vlefshme.

Ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme