Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)” ka mbajtur konferencën e dytë për medie për mbarëvajtjen e procesit të votimit.
“Deri në orën 9:30 raportohet për vështirësi të gjetjes së vendvotimit, dhe janë evidentuar mbi tre mijë qytetarë”, bënë të ditur Mexhide Demolli Nimani nga Demokracia në Veprim.
Deri më tani të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 102 mijë qytetarë, apo gjashtë për qind.
Ata kanë vërejtur parregullsi edhe tek ofrimi i asistencës dhe fotografimi i votës.
“Në 46 raste një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, prin Komuna e Prishtinës me 12 raste. Vëzhguesit kanë vërejtur fotografim të votës në 29 raste në 23 vendvotime”, thonë në DNV./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...