Partia Socialiste pritet t’i fitojë zgjedhjet e së dielën në Portugali dhe në këtë mënyrë të vazhdojë të mbetet në pushtet dhe madje të fitojë edhe më shumë ulëse në kuvend.
Këto rezultate priten për shkak të rritjes së vazhdueshme ekonomike, por asnjë parti nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave në mënyrë që të ketë mundësi ta formojë qeverinë pa pasur nevojë të formojë koalicion me ndonjë parti tjetër.
Sipas sondazheve, socialistët e kryeministrit Antonio Costa rpitet t’i fitojnë rreth 37 për qind të votave, pra do të jetë i detyruar të kërkojë partner për formimin e qeverisë së re.
“Pyetja kryesore është nëse do t’i kemi duart e lidhura apo jo. Duhet ta kemi fuqinë për t’i garantuar katër vjet stabilitet dhe të mos kemi qeveri me mandat të shkurtër”, tha kryeministri i tanishëm.
Kur socialistët i kishin fituar zgjedhjet e vitit 2015, Costa e kishte marrë përkrahjen e dy partive të së majtës ekstreme, Blloku i Majtë dhe komunistëve.
Sidoqoftë, kjo përkrahje është venitur pas katër vjetësh. Partitë e së majtës ekstreme po kërkojnë më shumë shpenzime publike dhe e kanë akuzuar kryeministrin për zbatimin e politikave djathtiste.
Ndryshe, partia kryesore opozitare, Partia Socialdemokrate, e cila ka rreth 30 për qind të ulëseve, pritet të marrë më pak përkrahje në këto zgjedhje, shkruan “Reuters”
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...