Haradinaj fton qytetarët të votojnë: Të vendosin për fatin e tyre

10:08 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas votimit ftoi të gjithë qytetarët të dalin të votojnë.

“E shfrytëzuam të drejtën tonë, votuam. Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë. Është sukses për Kosovën, një demokraci kaq e mirë. Urime këto zgjedhje. Jemi në proces të rëndësishëm për vendin dhe të gjithë do të vendosin për fatin e tyre. Qytetarët duhet të vendosin vetë”, është shprehur Haradinaj.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë sot të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e Legjislativit dhe Ekzekutivit.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor të vitit 2017, shkruan arbresh.info.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895. Katër 4 qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor të vitit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.

Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës:

  1. Letërnjoftim i vlefshëm;
  2. Pasaportë e vlefshme;
  3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit, dhe
  4. Leje e vozitjes e vlefshme.

Ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme