Eden Hazard e shënoi golin e parë në karrierë për Real Madridin, në fitoren 4:2 kundër Granada të shtunën, dhe thotë se shpreson se do të shënojë shumë gola për gjigantin madrilen.
Duke folur pas ndeshjes, Hazard tha se është i lumtur për fitoren e ekipit dhe se ndihet i lehtësuar pasi e shënoi golin e parë për të bardhët që prej transferimit nga Chelsea këtë verë.
“Jam i lumtur për fitoren. Kur luan dëshiron të fitosh, por gjëja më e rëndësishme është të arrihet fitorja”, tha Hazard për Real Madrid TV.
“Ne ende jemi të parët në ligë dhe ky ka qenë edhe synimi ynë sot”, shtoi ai.
Duke folur për golin, sulmuesi belg tha: “Është gjithmonë e vështirë ta shënosh golin e parë, por sapo ta shënosh të rritet vetëbesimi për të shënuar dhe shpresoj se do të shënoj shumë gola për këtë klub të madh. Ishte më rëndësi të shënoja sot”. /Gazeta Express/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...