Shënohet rekord votimesh në këtë Komunë

08:07 | 6 Tetor 2019
A Z

Procesi i votimit ka filluar edhe në shkollën teknike në Mitrovicë.

Përgjegjësit e kësaj qendre kanë bërë të ditur se deri tani është shënuar rekord i votimeve për shkak se nga ora 7:00 deri në 7:15 kanë votuar 33 persona.

Klan Kosova ka bërë të ditur se kjo qendër është ndër më të mëdhatë në Komunën e Mitrovicës.

“Këtu votojnë më së shumti njerëz nga pakica serbe. Përgjegjësit e qendrës na kanë thënë se po shënohet rekord për shkak se deri tash kanë votuar 33 persona”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme