Hapen qendrat e votimit, voton kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

07:16 | 6 Tetor 2019
L G

Me të shënuar ora 07:00,  zyrtarisht janë hapur qendrat e vendvotimit në tërë Kosovën.

E para që ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik,  ishte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Pas votimit, Daka para mediave ka thënë se e ka kryer obligimin e saj qytetar. Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre qytetarë.

” Pasi e kreva obligimin tim kushtetues e qytetar, i ftoj të gjithë që të votojnë dhe të kemi parasysh që e gjithë fatura i shkon  Kosovës . Andaj të tregojmë se jemi të sjellshëm dhe të kulturuar”, ka thënë Daka. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme