“SHBA kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i besojë Rusisë”

23:31 | 5 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Rusia nuk do të jetë kurrë mik me Amerikën dhe Uashingtoni kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i besojë Moskës, në asnjë rrethanë, tha Nikki Haley.

Ish-përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, megjithatë, shtoi se, pavarësisht kësaj, Amerika gjithmonë do të mbrojë komunikim të hapur me Rusinë.

“Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet tona, ne e dimë atë, ne e shohim atë, ashtu siç e shohin vendet e tjera,” tha ajo.

Haley vuri në dukje gjithashtu se “Rusia ka fituar forcë bazuar në kaosin që krijon në vendet e tjera”.

Ajo gjithashtu iu referua nismës për të shkarkuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke thënë se Senati ka gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë sesa përfshirja në lojëra politike./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme