Google ADS

Travis Scott reagon pas thashethemeve për tradhti ndaj Kylie Jenner

19:36 | 5 Tetor 2019
A. B.

Ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka sjellur thashethemet të shumta se çka ka mundur t’i dërgoj ish-çiftin e njohur që të marrin këtë vendim.

Në media u përhap lajmi se ishte reperi ai që kishte tradhtuar yllin televiziv me një modelen e njohur të Instagram-it, Rojean Kar.

Nuk vonoj shumë dhe Travis sqaroj këto thashetheme përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Është me të vërtetë e vështirë kur shikoni gjëra të rreme të thëna për ju. Edhe një herë, këto histori të rreme rreth tradhtisë thjesht nuk janë të vërteta. Fokusimi im në jetë, muzikë dhe familje në këtë moment është çka është e vërtetë”, ka shkruar reperi në postim.

Kylie dhe Travis që janë prindër të një vajze vendosën të bënin një pushim nga marrëdhënia e tyre vetëm pak ditë më parë.

Gjithashtu Kylie menjëherë pas ndarjes u fotografua në studion muzikore ku ish i dashuri i saj, Tyga po bënte muzikë duke ngjallur dyshimet për një ribashkim. Këtë ditë më parë e ka mohuar 22 vjeçarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme