Google ADS

Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet

16:49 | 5 Tetor 2019
A. B.

Një tjetër lëkundje e tokës është regjistruar këtë të shtunë në Shqipëri.

Hapësira e lëkundjeve vijon të mbetet zona mes Durrësit dhe Tiranës.

Këtë herë tërmeti është shënuar në orën 14:31 me epiqëndër në Xhafzotaj e në thellësi 10 kilometra.

Tërmeti ka qenë 3.2 ballë sipas shkallës Rihter.

Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar. /Vision Plus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme