Natasha Petrovska, kryetare e Komunës së Manastirit, e cila në korrik ishte një nga të parët që dëshmoi pas arrestimeve të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, të dyshuar në rastin “Haraçi”, për “TvTera” tha se nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se komuna nuk është gjendur në tregimin e përbashkët me Lidhjen Ndërkombëtare të “Boki 13”.
“Ajo çka kisha për të thënë, e tregova deri tek instancat e duhura dhe thashë që nuk mund të them asgjë më shumë për shkak të procesit që po zhvillohet. Është fakt se ajo që kemi pasur në Manastir si dhe perceptimi ynë për atë që u ofrua nga pala tjetër si perceptim për arritjen e disa shërbimeve sociale, thjesht nuk gjetëm terren të përbashkët në atë histori, ndërsa komuna e Manastirit sigurisht vazhdon të trajtojë ato probleme që i preokupon kategoritë e prekshme të qytetarëve sipas politikave të saja”, tha Petrovska.
Ajo mohoi që të ketë pasur ndonjë kërcënim ose presion që nga hapja e rastit “Haraçi”, në kuadër të së cilës po hetohet edhe puna e Lidhjes Ndërkombëtare të “Boki 13”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...