Policia e Fierit nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka bërë me dije se në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një turp i një personi seksi mashkull.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me veshjen që ai ka pasur si dhe shenjat që ai ka në trup për të bërë të mundur identifikimin e tij.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.
Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.
Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tch
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë