Demokratët në Kongresin Amerikan në kuadër të hetimit për shkarkim që kanë nisur kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kërkuan nga Shtëpia e Bardhë dokumentet lidhur me bisedën që Trump ka zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa është përshpejtuar procesi i hetimit për shkarkim që vazhdon në SHBA, Demokratët kanë hedhur një hap kritik duke kërkuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë dokumentet lidhur me Ukrainën.
Letra që i është dërguar zëvendës shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney është e nënshkruar nga Komiteti i Auditimit dhe Reformës të Dhomës së Përfaqësuesve nën kontrollin e Demokratëve dhe ajo shihet si një pikë kthese e rëndësishme nga pikëpamja e procesit për shkarkim.
Në letër thuhet se dokumentet dhe materialet e tjera lidhur me bisedën mes Trumpit dhe presidentit ukrainas duhet t‘i dërgohen Komitetit në mënyrë që të kuptohet nëse ka patur apo jo shkelje ligjore.
Nga ana tjetër, ekipi i zëvendës presidentit Mike Pence, i cili ishte i ftuar nga Demokratët në Kongres për të dorëzuar dokumentet lidhur me Ukrainën, njoftoi se ata nuk e kanë marrë seriozisht një kërkesë të tillë.
Ndërkohë Demokratët pretendojnë se mosdhënia e një përgjigjeje ndaj tyre nga Shtëpia e Bardhë, mund të jetë në vetvete një “shkak për shkarkim” në kuadër të akuzës për “pengesë të drejtësisë”.
Derisa Shtëpia e Bardhë nuk është prononcuar lidhur me çështjen, Trump në një deklaratë dje theksoi se mund të mos u japë përgjigje kërkesave të tilla që mund të vijnë nga Demokratët në Kongres.
Një shpjegim i thjeshtë përse zemra nuk preket nga kanceri
Zbardhet lista e Anglisë për ndeshjet e tetorit
Kurti për AP: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të rrezikonte p...
Të paktën 14 të vrarë në një sulm izraelit në Bregun Perëndi...
Kurti në Poloni: E ardhmja e vendit tim është në BE dhe NATO
Pako me duhan pa banderola gjenden në Viti, sekuestrohen nga...