Leonardo Bonucci ka thurur lavde për trajnerin aktual të Interit, Antonio Contes.
Mbrojtësi i Juventusit ka folur për punën me trajnerin italian në të kaluarën para ndeshjes derbi në Serie A mbrëmjen e së dielës mes Juventusit dhe Interit në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
“Ajo që Conte më dhuroi mua ishte dëshira, dëshira për tu mos dorëzuar asnjëherë, mentaliteti që ju lejon të shkoni përtej dhimbjes për të arritur qëllimet tuaja”, ka thënë Bonucci për Sky Sports Italia.
“Ai e ushtroi këtë tek ne nga dita e parë. Conte ishte perfekt për atë Juventus, ai kishte nevojë për një shans me një klub të madh dhe ne është dashur të rikthehemi në të qenurit të mrekullueshëm pas Calciopolit. Ne kishim nevojë dikë si ai, i cili mund të na kuptoj neve dhe çfarë do të thoshte të veshësh atë fanellë”
“Pas tri top vitesh, rrugët tona u ndanë dhe ne vazhduan procesin e rritjes diku tjetër, por kemi mbajtur një raport të mirë”, shtoi Bonucci./arbresh.info/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...