Kanceri i gjirit, 700 raste në vit, kontrollet duhet të nisin në moshën 20-vjeçare

12:36 | 5 Tetor 2019
Arbresh.info

Muaji rozë siç dhe cilësohet tetori e obligon çdo femër të kujdeset për kontrollin e gjirit. Rastet e reja me kancer të gjirit numërohen mbi 700 në një vit.

Çdo grua mund të bëjë edhe një vetekzaminim në kushtët e shtëpisë.

Por profesor Helidon Nina sugjeron gjithmonë një vizitë të pare me mjekun specialist e më pas të vijojë vetëekzminimi në kushtet e shtëpisë.

Gruaja duhet të kontrollojë gjrin mbi 20 vjeç, të paktën njëherë në vit pasi kanceri i gjirit është konstatuar edhe në mosha fare të reja.

Në Spitalin Onkologjik sipas një kalendari, këtë muaj ofrohen mamografi për të gjitha gratë dhe vajzat . Megjithatë, profesor Helidoni ka një këshillë:

“Mos prisni tetorin, kontrolle duhet të ketë gjatë gjithë vitit”, shprehet ai./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme