Google ADS

Përplaset minibusi me kamion, dhjetë të vdekur në Rumani

11:26 | 5 Tetor 2019
Arbresh.info

Dhjetë persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë morën lëndime pas një aksidenti në Ialomit të Rumanisë, raporton Euronews.

Aksidenti ndodhi në orët e hershme të së shtunës, kur një minibus dhe kamion u përplasën në rrugën që lidhë Slobozian dhe Urziceni, transmeton portali arbresh.info.

Nëntë nga 16 pasagjerët e minibusit vdiqën në përplasje, si dhe shoferi i kamionit, bëjnë të ditur shërbimet e emergjencës.

“Në mesin e të plagosurve, katër janë në një gjendje të rëndë”, tha Raed Arafat, Sekretari i shtetit të Rumanisë për Brendshëm.

Është një nga më seriozët në aksidentet rrugore të kohëve të fundit në Rumani, një vend ku shpesh debatohet për gjendjen e keqe të rrugëve.

Rruga ishte e mbyllur dhe 40 zjarrfikës u thirrën në vendngjarje, sipas AFP duke cituar departamentin e urgjencës së Rumanisë.

Rumania është vendi i BE-së me shkallën më të lartë të aksidenteve rrugore: ka pasur 96 vdekje nga aksidentet rrugore për milion banorë në 2018. Mesatarja e BE-së është 49 vdekje për milion banorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme