Dashi
Mjegulla po largohet nga ju dhe më në fund do të shihni qartësisht. Sigurohuni që të jeni vigjilent gjatë gjithë kohës, pasi mund të përballeni me një situatë të vështirë, e cila kërkon shumë vëmendje. Keni aftësinë për të marrë drejtimin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për çështje romantike.
Demi
Ndizni një qiri dhe shprehni një dëshirë. Shihini flakët si një simbol i transformimit dhe pasionit brenda jush. Teksa flaka e qiriut lëkundet, mendoni për mënyrën sesi mund të shmangni vëmendjen nga një çështje që besoni se do t’ju vërë në vështirësi.
Binjakët
Mund t’ju duket sikur bota po përmbyset për ju. Do të përpiqeni dëshpërimisht që të mbani në vend diçka kyçe, në mënyrë që të tjerat mos lëkunden. Disa persona të kësaj shenje këshillohen t’i qëndrojnë besnik ortakut në biznes.
Gaforrja
Do të zgjoheni me dëshirën për t’i çuar gjërat përpara. Kjo do të bëjë që disa gjëra të caktuara t’i largoni nga rruga juaj. Ka gjasa që t’i tregoni vendin edhe një personi, i cili/e cila po përpiqet t’ju pengojë vazhdimisht.
Luani
Do të jeni të mbushur plot emocione sot, por bëni shumë kujdes pasi në situata të caktuara mund të humbisni kontrollin. Kërkoni mbështetjen e partnerit/partneres suaj. Ecni përpara me ëndrrat tuaja, veçanërisht në dashuri dhe romancë.
Virgjëresha
Ka gjasa që sot gjatë gjithë kohës të pyesni “përse mua”, në thuajse çdo fushë të jetës. Mund të mendoni se çdokush ka gjithçka që do përveç jush. Ndoshta po e ekzagjeroni. Mund të keni zgjedhur të ngjisni malin më të lartë, ndaj bëni durim.
Peshorja
Mos hezitoni të ndërmerrni një sfidë të vështirë në aspektin profesional. Jeni aq të fortë saqë mund të rrezikoni, pasi shanset më të madha janë që t’ia dilni mbanë. Sa i përket lidhjes suaj romantike, rekomandohet të bëni diçka ndryshe për të shmangur rutinën.
Akrepi
Fillimisht mund të tërhiqeni nga qasja agresive e dikujt, por më pas do ta kuptoni se ky person ka diçka të rëndësishme nga e cila mund të mësoni. Merrni shembull nga ky rast dhe duhet të kuptoni që shpesh herë iu duhet të përshtateni. Kjo mbi të gjitha vlen në aspektin e dashurisë.
Shigjetari
Ekziston mundësia t’ju vijë një dhuratë mjaft e këndshme sot, por edhe shumë domethënëse. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të ndihen optimist rreth njohjes së fundit. Edhe pse qasja juaj ndaj dashurisë është paksa agresive, ndodh që të përfshihet butësia dhe ndjeshmëria.
Bricjapi
Mund të lëndoheni nga komentet e dikujt dhe sjellja e tij/saj do të jetë e ashpër. Rekomandohet të mos qëndroni indiferent por t’iu tregoni vendin ashtu sikurse e meritojnë. Megjithatë, bëni kujdes dhe veproni me maturi.
Ujori
Mund të filloni një projekt për të cilin keni kohë që mendoni. Do të keni mjaft ide fantastike. Pjesa suaj më e vështirë do të jetë se cilën prej këtyre ideve të përzgjidhni. Sa i përket aspektit personal, ekziston mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj.
Peshqit
Mund të mos jeni në gjendjen e duhur emocionale dhe do mërziteni edhe më shumë kur të shihni që persona të afërt me ju nuk ju mbështesin. Megjithatë, nuk është dita e duhur për t’u mbështetur tek të tjerët. Përpiquni të dilni nga kjo gjendje duke shëtitur apo duke dëgjuar muzikë.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së