Presidenti amerikan Donald Trump të enjten mbrëma ka caktuar Richard Grenell, ambasadorin e tij në Gjermani për të shërbyer si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi.
E njohësit e çështjeve politike po e shohin si një lajm të mirë për Kosovën.
Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu në një prononcim për arbresh.info ka thënë se është shenjë e mirë interesimi i SHBA-së më shumë se përpara për t’u inkorporuar në zgjidhjen e ngërçit politik në mes Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë Baraliu thotë është pak e çuditshme dërgimi i dy personave nga e njëjta administratë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si dhe tani ambasadorin e SHBA—së në Gjermani, Richard Grenell për të cilën thotë se duhet të merret pozitivisht dhe si një interesim i madh i SHBA-së për të përshpejtuar procesin.
“Është paska e çuditshme se si në dy binare në njërën anë e ka dërguar një të dërguar special prej State Departamentit dhe tani këtë tjetrin nuk e di do të thotë ndoshta duhet të merret thjesht pozitiv dhe si një interesim më i madh i Shteteve të Bashkuara për të përshpejtuar procesin sepse angazhimi i dy personave nga e njëjta administratë njëri drejtpërsëdrejti nga organi përkatës përfaqësues i politikës së jashtme siç është State Departamenti i Diplomacisë, në anë tjetër përsëri nga i njëjti organ përmes një ambasadori nënkupton që ndoshta ka nevojë më shumë se sa që është menduar në fillim që të koordinohen veprimet me Bashkimin Evropian e veçanërisht me Gjermaninë, për shkak se Gjermania është shteti kryesor në Bashkimin Evropian që është e interesuar për ta zgjidhur këtë nyje dhe ndoshta këtë rast duhet marr si pozitiv si një përkrahje më tepër dhe vendosmëri i SHBA-ve që sa më parë të përfundojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Baraliu.
Ndërsa sa i përket Rusisë, ai ka thënë se ekziston rreziku që ky vend të kërkojë përfaqësues në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas njohësit të politikës kjo nuk do të ishte mirë për Kosovën, pasi çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohej si të mos ishte shtet.
“Po ekziston rreziku, para pak ditësh Petriq është një eksponent i diplomacisë botërore, një njeri që ka qenë në misione te ndryshme ndërkombëtare edhe në Bosnje, por edhe për Kosovën ka qenë i involvuar, dhe ai thotë se do duhej edhe Rusia të involvohet në këtë proces, kjo do të ishte diçka që nuk duhet të ndodh për arsye se çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohej sikur të mos ishte shtet dhe tani të kthehet në tryezat e bisedimeve në kalkulimet politike të interesave të ndryshme strategjike fuqive të mëdha dhe shteteve të ndryshme, qendrave vendimmarrëse është dëmshme sepse nuk mund të përfundojë mirë nuk mund të pritet një përfundim i mirë për Kosovën”, ka thënë ai.
Baraliu thotë se Kosova duhet të tregojë me të vërtetë sovranitet të tregojë që është shtet i pavarur dhe të tregojë egon e saj shtetërorë në mënyrë që ta dëshmojë se ajo vendos për fatin e vet në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe jo dikush tjetër.
Njohësi tjetër i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për arbresh.info se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump, për emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si ndërmjetës, apo përfaqësues të SHBA- së në bisedimet Kosovë – Serbi, është lajm i mirë për Kosovën.
“Kjo tregon çartë se SHBA e ka seriozisht çështjen e bisedimeve dhe se dëshiron t’i përfundojë sa më parë dhe po ashtu përzgjedhja e ambasadorit nga Gjermania, po besoj që është një synim i çartë i koordinimit me Gjermaninë. Në këtë kontekst mendoj që lajmi është edhe më i madh për Kosovën, pasi që mund të llogaritet që varianti gjerman do të shtyhet përpara. Pra jo ai i ndarjes dhe shkëmbimeve, por ai i forcimit të tërësisë territoriale të Kosovës”, ka thënë Duhanaj.
Ai ka thënë në fund se qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile dhe opozita bashkëpunuese në mënyrë që bisedimet të jenë në favorin e Kosovës.
“Tani, topi qëndron në anën tonë. Ne duhet ta përmbyllim me sukses procesin zgjedhor. Njëherësh edhe të nxjerrim një qeveri përfaqësuese dhe stabile dhe një opozitë konstruktive. Kur them opozitë konstruktive mendoj opozitë bashkëpunuese sidomos në raport me bisedimet. Kjo sepse neve na nevojitet unitet i përgjithshëm, në mënyrë që edhe zgjidhja të jetë sa me e favorshme për ne”, ka përfunduar ai./ R.Rexhepi/arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...