Rodrigo De Paul vazhdon të mbetet një synim për Milanin.
Mesfushori argjentinas ishte pranë transferimit në San Siro gjatë afatit kalimtar të verë, por në fund dy skuadrat nuk arritën marrëveshjes.
Pas nisjes së dobët të kampionatit, Milani synon që në janar të përforcohet me futbollistë cilësorë dhe De Paul është në krye të listës.
Reprezentuesi argjentinas është një lojtar polivalent që luan në disa pozita dhe kjo është njëra nga arsyet kryesore që Rossonerët synojnë transferimin e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Rossonerëve tanimë kanë pasur një takim me Udinesen për lojtarin.
Bardhezinjtë i kanë caktuar çmimin e largimit prej 35 milionë eurove yllit të tyre, shumë që duket e pranueshme nga Milani.
Gjithsesi Rossonerët për transferimin e argjentinasit duhet ta mposhtin konkurrencën e Romës dhe Fiorentinës që gjithashtu e duan atë.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?