Donyell Malen është njëri nga sulmuesit më në formë në Evropë.
Super talenti holandez ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni me PSV Eindhoven.
Në 17 ndeshjet e para në të gjitha garat, Malen ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.
Falë këtyre shifrave, skuadrat e mëdha janë futur në garë për t’i kërkuar shërbimet e tij.
Arsenal, Liverpool, Milan, Manchester United e Real Madrid janë skuadrat e interesuara për lojtarin.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bavarezët e kanë ndjekur lojtarin në ndeshjet e fundit me PSV Eindhoven.
Bayern është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro qysh në afatin kalimtar të janarit për transferimin e lojtarit në Allianz Arena.
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...