Shtetet e BE-së shpenzuan 7.8 miliardë euro për kafe

23:45 | 4 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Njëzet e tetë shtete të Bashkimit Evropian (BE) kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikës (Eurostat), transmeton Anadolu.

Eurostat publikoi të dhënat e importimit të kafes në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafes, 1 Tetorit.

Sipas kësaj, në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Vendi i parë që më së shumti eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili. Ky vend në vitin 2018 ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.

Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme