Google ADS

Rritet vlera e Muriqit në treg

22:38 | 4 Tetor 2019
L G

Po tregon suksese të një pas njëshme në ligën turke, andaj edhe nga tifozët po përkrahet mjaftë shumë mirëpo edhe me Kombëtaren e Kosovës po arrin shumë suksese.

E këto suksese duket se kanë ndikuar që vlera e tij të rritet, nga 2.5 milionë euro sa kishte vlerë deri më tani në tregun e transferimeve vlera e tij është rritur në 8 milionë euro.

Vedat Muriqi është bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë i Kombëtares sonë pas Milot Rashicës.

Kjo ngritje e vlerës së futbollistit tonë është zbuluar në “Transfermarkt” në të cilën tregohet se futbollisti nga Kosova që nga data 4 tetor vlerën në treg e ka 8 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme