Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani në fushatën përmbyllës me koalicionin AKR-Nisma në Kamenicë, ka ardh koha për drejtësi, për kthimin e vlerave në institucionet shtetërore, dhe kjo do të ndodh me ardhjen e këtij koalicioni në pushtet.
“Votoni për koalicionin “Bashkë për Shtetin” me numër 122. Ka ardh koha për drejtësi, ka ardh koha për kthimin e vlerave qytetare në institucionet shtetërore”, ka thënë Agani.
Ai po ashtu tha se për të pasur një shoqëri të shëndoshë dhe të ndershme, duhet që në shkolla fillore të futet lënda mësimore e lëndës morale.
“Asgjë nuk është më e rëndësishme për të ardhmen e një shteti, se sa morali dhe etika e qytetarëve të tij, e veçanërisht e rinis së tij. Për këtë arsye është domosdoshme që në shkolla fillore të futet lënda mësimore e lëndës morale”, tha Agani.
Vetëm në këtë mënyrë sipas tij, do të bëheshim partner të besueshëm për partnerët tanë ndërkombëtarë. /arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/369819197237782/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...