Sulmet kibernetike: Irani po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve

21:56 | 4 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Gjigandi i softuerëve dhe teknologjisë Microsoft ka deklaruar se një ekip vlerësues i kërcënimeve ka zbuluar se Irani është duke u përpjekur që të kryejë sulm kibernetit me qëllimin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane që pritet të mbahen vitin tjetër.

Microsoft tha që Qendra e tij e Inteligjencës Kërcënuese vëzhgoi një grup hakerësh që kanë bërë 2700 përpjekje për të identifikuar llogari të caktuara të postës elektronike, përfshirë edhe ata që janë të lidhur me fushatën elektorale, transmeton portali arbresh.info

“Llogaritë e synuara shoqërohen me ndërhyrjen presidenciale në SHBA, ku janë përpjekur të hakohen edhe zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane, gazetarë që mbulojnë politikën globale dhe iranianë të shquar që jetojnë jashtë vendit”, shkruan në deklaratë Microsoft.

Microsoft tha që grupi Fosfores ka origjinë në Iran dhe është i lidhur me qeverinë iraniane.

Kompania tha se përpjekjet për hakim ishin bërë gjatë periudhës së muajit gusht dhe shtator, dhe se katër llogari që nuk kanë lidhje me fushatën e vitit 2020 janë kompromentuar.

Microsoft nuk ka dhënë detaje se cili kandidat dhe se cila fushatë presidenciale ishte hakuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme