Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.
Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.
Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i zotit Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e zotit Grenell./voa/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...