Skender Buzaku sot akuzoi kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi, se në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar 700 mijë euro, ndërsa dokumentet për këtë i ka dorëzuar edhe në Prokurori.
Nga BFI thonë se pohimet e Buzakut janë gënjeshtra dhe trillime, ndërsa paralajmërojnë padi penale ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me rastin e deklaratës së Skender Buzakut për kinse “keqpërdorime financiare” që paskan ndodhur në BFI, po ia bëjmë të ditur opinionit se kjo është gënjeshtra dhe trillimi i radhës nga ky person. Për shkak të pavërtetave të cilat Skender Buzaku po i përhap në opinion, Bashkësia Fetare Islame në ditët në vijim do të ngritë edhe një padi penale për shpifje ndaj personit të përmendur”, thuhet në reagimin me shkrim të BFI-së”, thanë nga Bashkësia Fetare Islame.
Ndryshe, akuzat e Buzakut vijnë një ditë pasi Sulejman Rexhepi publikoi dokumentin ku Gjykata e Apelit pranon ankesën e Bashkësisë Fetare Islame dhe hedh poshtë vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer lëndën për rigjykim.
Vendimi i mëparshëm i Gjykatës Themelore Shkupi 2 e shpalli Buzakun si kryetar të BFI-së, por i njëjti u ankimua nga Rexhepi pasi vlerësonte se Buzaku kishte manipuluar të dhënat e dokumenteve të parashtruara në gjykatë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën