Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur tubim elektoral në Hajvali në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se është i lumtur që po përfundon fushata, pasi edhe qytetarët janë lodhur nga premtimet e shumta dhe boshe të politikanëve, të cilët për vite me radhë nuk kanë bërë asgjë për ta dhe përsëri vazhdojnë të premtojnë.
Pacolli, tha se programet e AKR-së janë ato çka i duhen Kosovës.
“Jam i lumtur që kjo fushatë po mbaron. Ka qenë pak a shumë e lodhte, dhe për qytetarët filloi të jetë edhe monotone. AKR-ja synon të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe Qeverisë së ardhshme, dhe për këtë ka hyrë në këtë garë me një program i punuar për këtë dekadë që po hyjmë, dhe programet tona gjithmonë programe që i nevojiten Kosovës. Askush nga kolegët e mi nuk ka bërë asgjë për këtë vend”, u shpreh Pacolli.
Presidenti i AKR-së foli edhe për kontributet që partia e tij ka bërë që nga viti 2007 për qytetarët e Hajvalisë dhe në përgjithësi shtetin e Kosovës.
“Ne si AKR kemi dhënë kontributin tonë në ngritjen e infrastrukturës dinjitoze të këtij shteti. E dini mirë Parlamentin e Kosovës, ku deputetët tanë nuk kanë pasur ku të mblidhen dhe të mbajnë seancat, kemi qenë ne të parët që kemi intervenu dhe me një donacion shumë të madh e kemi ndërtuar interierin dhe fasadën e Parlamentit të Kosovës. Ne nuk kemi thënë asnjë fjalë bosh, gjithmonë atë që e kemi thënë se kemi bërë”, ka thënë Pacolli.
Ai, po ashtu tha se falë AKR-së, janë ndërtuar Universitete dhe objekete në Kosovë. Sipas tij, shumë familje të Hajvalisë janë të siguruara nga kompanitë e tij.
“Ne kemi qenë ata të cilët kemi ndërtuar Universitete, ne kemi qenë ata që kemi ndërtuar në tërësi Universitetin Amerikanë këtu në Prishtinë, ne kemi qenë ata që kemi ndërtuar me dhjetëra objekte në tërë Kosovën. Kudo që kemi shkuar ne vetëm kemi lënë gjurmë të pashlyeshme. nëse dikush pyet se çka kam bërë unë për këtë fshat, unë besoj se shumë familje të këtij fshati janë të siguruara prej pagave dhe punësimeve që janë garantuar nga kompanitë e mija. Unë jam ndërtues i rrugës prej Graqanicës deri te qarkorja e Hajvalisë”, u shpreh Pacolli.
Ai, tha se është krenar me Hajvalinë, për arsye se ka arritur të ngrit imazhin e këtij fshati. /arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1712585842207248/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës