Google ADS

Bakteri MRSA zbulohet tek edukatorja dhe një fëmijë në një kopsht në Kisella Vodë

17:32 | 4 Tetor 2019
A. B.

Bakteri MRSA është zbuluar tek edukatorja dhe fëmija nga kopshti “Veseli cvetovi”, dega Kokiçe në komunën e Kisela Vodës, por nuk ka nevojë për panik, deklaroi sot për AIM Biljana Daniellovsla nga Qendra për shëndet publik Shkup.

“Ky është bakter që nuk është patogen për persona dhe fëmijë me imunitet normal. Bëhet fjalë për një lloj të bakterit i cili paraqitet në bashkësi, e jo bakter hospital që është i rrezikshëm për foshnjat dhe për personat që janë të shtrirë në spital me imunitet normal etj. Mësuesja është një anë, fëmija është në anën tjetër dhe nuk ka asnjë problem”, ka thënë dr. Daniellovska.

Ajo theksoi se në kopsht ka nivel të lartë të higjienës dhe se kanë bërë dezinfektim të plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme