Zyra e Presidentit në një njoftim të lëshuar për media, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, pas emërimit të këtij të fundit në postin e Përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi.
Thaçi ka thënë se ka mirëpritur emërimin e tij në pozitën e të dërguarit special për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe rritjen e rolit të SHBA-së në procesin e normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Emërimi juaj shton konfidencën dhe besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, citohet t’i ketë thënë Thaçi në këtë bisedë telefonike.
Thaçi një lëvizje të tillë të Washingtonit e sheh si përkushtim personal të Trumpit që të zgjidhet problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ky është konfirmim i përkushtimit personal të Presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Thaçi.
Megjithatë, në mediat amerikane flitet për një miqësi në mes të Hashim Thaçit dhe Richard Grenell.
Siç ka shkruar sot “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe, thuhet se Thaçi dhe Grenell kishin zhvilluar një takim sekret në Berlin, ku presidenti i Kosovës kishte premtuar se do ta hiqte taksën.
Takimi sekret me presidentin Hashim Thaçi në Berlin
Siç ka raportuar Washington Post, Grenell është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Berlin gjatë muajit dhjetor. Trump i referohej Grenell si ‘njeri i besueshëm”, dhe Thaçi në Berlin i kishte premtuar atij në atë kohë se do ta heq taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.
Presidenca e Kosovës nuk e ka konfirmuar formalisht një takim të tillë, në të cilin Grenell kishte bërë thirrje për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për negociata direkte në mes të dy shteteve, bazuar në deklarimet e zyrtarëve amerikan. Ai gjithashtu kishte shprehur shqetësim për të drejtat e komunitetit LGBTI.
Ky takim i tij me Hashim Thaçin kishte ardhur pak ditë pas letrës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Thaçin e Vuçiqin, në të cilën tregohej gatishmëria e SHBA-së për të ndihmuar në përpjekjet për “arritjen e një marrëveshjeje që respekton interesat e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...