Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është shumë afër vendosjes së një rekordi të ri në klub.
Uruguaiani është në prag për të hyrë në histori të FC Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Me dy golat e shënuara mbrëmjen e së mërkurës kundër Interit në UEFA Ligë të Kampionëve, Suarez ka arritur të mbledh në përgjithësi 182 gola gjatë karrierës së tij te gjiganti katalunas.
Tani, ai është larg vetëm një goli për të lënë pas Jose Samitierin, i cili ka shënuar 184 gola gjatë karrierës së tij në Barcelonë. Samitier është golashënuesi i katërt më i mirë në klub.
Ladislao Kubala është në vendin e tretë me 194, Cesar Rodriguez në vendin e dytë me 232 dhe superylli Leo Messi i pari me 603 gola./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban