Policia e Durrësit ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në Durrës. Në pranga kanë përfunduar dy persona, 18 dhe 16 vjeç, të cilët po përgatiteshin të shisnin lëndë narkotike në qytetin bregdetar.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza të vogla droge, një thikë, kaçavida dhe një maskë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Durrësit godet një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga dy shtetas që shpërndanin lëndën narkotike. Sekuestrohen doza lënde narkotike, thikë, kaçavidë dhe një maskë. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e Strukturave Policore se në lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit dy persona shpërndanin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik Policia u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale lëndë narkotike të dyshuar marjuanë, e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje, një thikë, kaçavidë dhe një maskë në formë kapuçi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?