Qeveria e Maqedonisë përshëndeti kërkesën e udhëheqësve të BE-së

12:38 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot përshëndeti letrën që Donald Tusk, Jean-Cloude Juncker, Ursula von der Leyen dhe David Sasoli ua dërguan vendeve anëtare të BE-së, në të cilën kërkohet bisedimet për anëtarësim me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Letra paraqet afirmim për politikat reformuese që Qeveria po i zbaton dhe është një inkrajim për punën tonë në sigurimin e një të ardhme të sigurt evropiane për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në letër rikujtohet se vendet anëtare u përcaktuan në qershor se do të bisedojnë për këtë çështje në tetor.

“Maqedonia dhe Shqipëria bënë atë që kërkuan prej tyre. Përmbushja e detyrave kërkonte angazhim nga qytetarët e tyre, të cilët perspektivën evropiane e kanë burim motivimi dhe vendosmërie”, thuhet në letrën e dërguar vendeve anëtare të BE-së.

Vendimi për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të merret më 15 tetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme