Abe kërkon samit me Phenianin dhe distancohet nga Seuli

12:16 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se dëshiron të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, përkundër faktit se ai vazhdon me testimet e raketave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në të njëjtën kohë, Abe i dha një “dush të ftohtë” Koresë së Jugut në mesin e tensioneve lidhur me periudhën e luftës.

Në një fjalim rreth politikave sot gjatë hapjes së seancës parlamentare, Abe tha se do të shfrytëzojë çdo mundësi për të takuar Kim-in.

Koreja e Veriut ka vazhduar me testet raketore në prag të bisedimeve të denuklearizimit me SHBA-të këtë fundjavë. Testi i fundit të mërkurën rezultoi me një raketë e cila ra brenda zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Abe përsëriti se Seuli duhet të tërheq kërkesat për kompensim nga Japonia për periudhën e luftës përtej asaj që i është paguar sipas Traktatit të Paqes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme