Agjenti i Christian Eriksen raportohet se do të niset për në Spanjë në mënyrë për të rihapur bisedimet me Real Madridin për të realizuar transferimin e mundshëm të tij në janar.
Reprezentuesi danez, i cili nuk ka pranuar nënshkrimin e një kontrate të re te Tottenham Hotspuri, bëhet agjent i lirë në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Raportet sugjeruan gjatë verës se Eriksen, i cili kishte ngjallur interesim edhe te Manchester United, ishte vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë Madridi.
Bazuar në Daily Star, reprezentuesit e mesfushorit kanë bërë një tjetër kontakt me ‘Los Blancos’ për të diskutuar mundësinë për transferim në janar.
Drejtori i “Spursve”, Daniel Levy dëshiron t’i shmanget largimit të tij falas sezonin e ardhshëm ndërkohë që duhet të bëjë zgjedhje edhe për Toby Alderweireld, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm gjithashtu.
Eriksen është konsideruar si pjesë periferike e skuadrës së Mauricio Pochettinos këtë sezon për shkak se ka startuar vetëm n ë katër ndeshje në Premierë Ligë./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...