Gjatë muajve të verës rritet numri i fëmijëve të cilët shtrohen në spitale. Kjo ndodh për shkak të dehidrimit që vjen si pasojë e qëndrimit në diell për orë të tëra, e cila shkakton probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla.
Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Por më problematike kjo gjendje shfaqet te moshat e vogla dhe sidomos gjatë stinës së verës. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar. Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidrimit është tharja e organizmit, vështirësi gjatë procesit të urinimit dhe gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj.
Mjekët këshillojnë të gjithë prindërit se në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Prandaj fëmijët duhet të jenë në kontrollin e mjekëve të cilët do të dinë të japin trajtimin e duhur sipas situatës. Për të zëvendësuar humbjet jepen barnat përkatëse të tretjeve për rehidrim. Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve me sheqer apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura. Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...