Një djalë i paralizuar më në fund ka arritur të ngritet në këmbë dhe të ecë e lëviz sërish duart. E gjitha u arrit falë një kostumi robotik që kontrollohet nga mendja e tij.
30-vjeçari i identifikuar vetëm si Thibault, ishte paralizuar nga qafa e deri te këmbët kur në vitin 2015 u rrëzua nga kulmi i një klubi të natës, që ishte hiq më pak se 15 metra mbi tokë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ai ka arritur sërish të lëviz që kur ishte lënduar dhe kjo u realizua falë kostumit të veçantë, që ia veshën dhe e ndihmoi atë të qëndrojë në këmbë dhe gjitha lëvizjet t’i kontrollojë përmes procesorëve që lexojnë mendjen apo më saktësisht thënë sinjalet e trurit.
Videoja e publikuar më poshtë që është filmuar nga mjekët, shfaq të riun duke lëvizur duke pranuar se është ndjerë si “njeriu i parë që ka shkelur në Hënë”.
Kostumi kontrollohet nga sinjalet e trurit, që dërgohen në procesorët e vendosur pikërisht në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet e trupit.
Kjo e arritur është botuar edhe në revistën shëndetësore “The Lancet Neurology”, të cilin hulumtuesit e kanë cilësuar si “diçka shumë të avancuar”.
E pasi që “quadriplegia” deri më sot nuk ka pasur shërim, të prekurit detyrohet që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në karrocë.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...