Talenti i ri te Arsenali, Joe Willock vazhdon të gjej portën te skuadra e tij.
Mesfushori është njëri nga lojtarët më impresiv te skuadra e “Topçinjve” në sezonin e ri 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Ai arriti të shënojë edhe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Standard Lieges në Evropa Ligë duke arritur në tre numrin e golave në përgjithësi këtë edicion.
Pas ndeshjes, lojtari ka folur për faqen zyrtare duke thënë: “Ky është njëri nga shënjestrat e mia, të jap sa më shumë gola në ndeshje. Pra, jam i lumtur që e kam bërë këtë por gjithashtu i lumtur që kam fituar dhe me portën e pastër”
“Jam shumë i ngazëllyer sepse ne e dimë se kemi një trajner që dëshiron të luaj me lojtarët e rinj, ai dëshiron të na jap shansin”
“Pra, ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që vjen dhe të përpiqemi për të punuar shumë dhe për të bërë dallimin”, shtoi Willock./arbresh.info/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...