Google ADS

Islam Pacolli: AKR do të ndihmoj pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje

09:04 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli ka marrë pjesë në forumin e gruas të AKR-së.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se  pjesëmarrja e grave në vendimmarrja është e vogël, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se AKR do të respektoj të drejtat e grave sepse konsideron se roli i saj në shoqëri është i pazëvendësueshëm.

“Sot në Prishtinë, Aleanca Kosova e Re mbajti takim me forumin e gruas.

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në vendin tonë konsiderohet të jetë e vogël, përkundër kërkesës ligjore për përfaqësim të barabartë gjinorë në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, por edhe institucionet e tjera publike dhe private.

AKR maksimalisht respekton të drejtën e gruas dhe ajo gjithmonë do të jetë pjesë e vendimmarrjes, sepse konsiderojmë se roli i saj në shoqëri është kyçë dhe i pazëvendësueshëm.

Zëri i gruas duhet të dëgjohet gjithkund duke përfshirë institucionet më të larta shtetërore. Fuqizimi i grave dhe rritjes se pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje do te ketë përkrahje te parezervë në AKR.”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme