Granit Xhaka shpjegon procesin e zgjedhjes si kapiten te Arsenali

08:55 | 4 Tetor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur haptas për procesin nga i cili rezultoi si kapiten zyrtar i klubit.

“Topçinjtë” ishin në kërkim të një lideri të ri pasi Laurent Koscielny u largua gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Pas shumë muajve spekulimesh, Xhaka u emërua nga trajneri Unai Emery si kapiten i klubit pas procesit të votimit me gjithë lojtarët.

“Trajneri na kërkoi neve për të shkruar pesë emra që ne i donim të jenë kapiten”, ka thënë Xhaka duke shpjeguar procesin për faqen zyrtare të klubit.

“Gjithçka ishte modeste, pra aty nuk kishte emra. Ju vetëm keni shkruar pesë kapitenët. Në fund, unë mendoj se skuadra, lojtarët dhe sigurisht trajneri vendosën se kush do të jetë kapiteni i parë nga pesë të përzgjedhurit”

“Sigurisht, është e rëndësishme që lojtarët e tjerë të besojnë në mua dhe të shohin se si punojë, sa shumë punojë. Unë jam një djalë që dëshiron të marrë të gjithë lojtarët në një barkë. Ne duam të fitojmë së bashku, të humbim së bashku, të fitojmë së bashku trofe dhe të humbim finale së bashku – ashtu si në Baku”

“Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët, jo vetëm lojtarët që luajnë por edhe lojtarët e tjerë gjithashtu të jenë të ftuar në grupin tonë për të qenë të lumtur, për të folur me ne nëse aty ka ndonjë problem”

“Ky është roli i kapitenit, të jesh i fortë dhe të jesh para skuadrës. Mendoj se unë jam një djalë kështu që mund të jetë përballë skuadrës gjatë kohërave të mira dhe kohërave të vështira”, shton Xhaka.

Futbollisti kosovar pritet të nis nga minuta e parë ndeshjen në vikend kundër Bournmeouthit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme