Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka pranuar se Paul Pogba do të mungojë te skuadra e tij në ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Deschamps ishte duke shpresuar se Pogba do të përfshihet në ndeshjet e ardhshme të skuadrës kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Por, duket se mesfushori ka pësuar një lëndim në kyç që e ka shqetësuar gjatë gjithë kohës.
Pogba me gjasë do të mungojë edhe te Manchester United gjithashtu.
“Është një shqetësim i ri në lidhje me kyçin e këmbës”, u ka thënë trajneri Deschamps gazetarëve.
“Ai ka luajtur në Carabao Cup, ai ka luajtur sërish të hënën kundër Arsenalit. Ai sërish kishte një problem që do ta mbajë atë jashtë fushës për tri javë”
“Do të preferoj të ishte këtu në dispozicion për gjithë lojtarët por për fat të keq ai nuk është në gjendje fizike për të qenë prezent”, shtoi Deschamps./arbresh.info/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë