Përsëritet droni si në Beograd, ndodh në Luksemburg

07:37 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Ndeshja e vlefshme në Ligën e Evropës mes Dudelanges dhe Qarabag është ndërpre shkaku i një droni që është futur në stadium me simbolet e Armenisë.

Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd, në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndodhur edhe në Ligën e Evropës.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Dudelanges dhe Qarabag që u zhvillua në stadiumin Josy Barthel në Luksemburg, kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të klubit nga Azerbajxhanit.

Droni përmbante simbole të Armenisë dhe kjo ishte një befasi e hidhur për lojtarët mysafirë. Këta të fundit njihen për konfliktet e tyre me Armeninë ndër vite.

Konflikti është aq i ndjeshëm sa që Henrikh Mkhitaryan, nuk ishte lejuar të merrte pjesë në finalen e Ligës së Evropës në Baku, shkaku që ishte armen.

Lojtarët nga Azerbajxhani kanë braktisur menjëherë fushën e lojës, për tu kthyer pastaj në fushë.

Pasi u kthyen në fushë ata e shënuan dhe një gol me Richard për 3-0. Pjesa e dytë në këtë përballje ka filluar me vonesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme