Të ndëshkosh fizikisht një fëmijë, nuk është kurrë një zgjidhje e vlefshme dhe rrezikon të shkaktosh efekte psikologjike negative, afatgjata.
Kështu thonë ekspertët dhe pikërisht për faktin që një shuplakë nuk bën mirë, Skocia i ka ndaluar me ligj prindërit që të godasin fëmijët e po ashtu edhe çfarëdolloj ndëshkimi fizik.
Një projektligj është prezantuar në parlamentin lokal në Edinburg nga qeveria e prezantuar nga Nicola Sturgeon, partia e të cilës kontrollon asamblenë.
Bëhet fjalë për të parin territor të Mbretërisë së Bashkuar që ka vendosur të ndalojë ndëshkimet trupore, një traditë kjo që asnjëherë nuk është shkulur me rrënjë në sistemin shkollor britanik dhe as nga familjet.
Ai që ka propozuar abrogimin e shuplakave për fëmijët, ka qenë një deputet i gjelbër, John Finnie, me mbështetjen e laburistëve dhe liberal demokratëve, përveç asaj të partisë kombëtare skoceze të Sturgeon dhe disa OJQ-ve që merren me kujdesin e fëmijëve. Por, ideja nuk i ka bërë të gjithë në një mendje, përkundrazi, në Skoci janë ndezur polemikat.
Konservatorët lokalë kanë kundërshtuar ligjin, e po ashtu edhe qytetarët skocezë, që sipas një sondazhi, janë shprehur masivisht kundër masës. /tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...